Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tri javë të tjera, pas takimit të tij me të dërguarit e dy vendeve të enjten vonë.
Por, me gjithë armëpushimin, dhuna përgjatë kufirit Izrael–Liban ka vazhduar.
“Takimi shkoi shumë mirë!”, shkroi Trump në Truth Social të enjten vonë.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar të mbrohet nga Hezbollahu. Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit do të zgjatet për tri javë”, shtoi ai.
Armëpushimi ishte paraparë të përfundonte më 26 prill.
Hezbollahu – i mbështetur nga Irani – është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, dhe kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur.
Qeveria e Libanit nuk është pjesëmarrëse aktive në konflikt dhe është zotuar se do ta çarmatosë Hezbollahun.
Trumpi tha se pret “që së shpejti” t’i presë në një takim kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun.
Trump, nënpresidenti JD Vance, dhe sekretari i shtetit Marco Rubio, së bashku me ambasadorët amerikanë në Izrael dhe Liban, ishin ndër ata që u takuan të enjten me “përfaqësues të rangut të lartë” të Izraelit dhe Libanit, sipas presidentit amerikan.
Mbështetësit e Hezbollahut të Libanit mbajnë fotografi të udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, gjatë një tubimi pranë Ambasadës iraniane në Bejrut, në qershor 2025.
Ambasadorja e Libanit në SHBA, Nada Hamadeh Moawad, dhe ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, përfaqësuan vendet e tyre në bisedime.
Njoftimi i Trumpit erdhi edhe pse dhuna u përshkallëzua pranë kufirit Izrael–Liban, me të dyja palët që qëlluan ndaj njëra-tjetrës pas akuzave për shkelje të armëpushimit 10-ditor që kishte hyrë në fuqi më 16 prill.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...