Anija në të cilën ndodhet aktivistja e njohur Greta Thunberg raportohet se është sulmuar nga një dron dhe është përfshirë nga flakët pranë brigjeve të Afrikës së Veriut.
Sipas ekuipazhit, anija me emrin Varka Familjare u godit teksa ndodhej në ujërat tuniziane. Ajo është një nga mjetet lundruese të Flotiljes Globale Sumud (GSF), një nismë që synon të thyejë bllokadën në Gaza duke dërguar ndihma humanitare – ushqime dhe ilaçe.
Greta Thunberg, 22 vjeçe, është një nga aktivistet pjesëmarrëse në këtë mision, së bashku me një grup aktivistësh ndërkombëtarë.
Flotilja, e përbërë nga 21 anije, u nis nga Barcelona javën e kaluar dhe pritet të arrijë në destinacionin e saj deri në mesin e shtatorit.
GSF publikoi pamje të momentit kur Varka Familjare u godit nga një mjet fluturues i dyshuar, duke e ndarë videon në rrjetet sociale. Vetë Thunberg e konfirmoi sulmin përmes një deklarate të shpërndarë nga GSF.
“Flotilja Globale Sumud konfirmon se një nga varkat kryesore, e njohur si “Varka Familjare” – që mbante anëtarë të Komitetit Drejtues të GSF – u godit nga ajo që dyshohet të jetë një dron”, thuhet në deklaratë.
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...