Dy kompanitë e mëdha amerikane, Twitter dhe Facebook, kanë bërë të ditur se e kanë parandaluar një operacion të organizuar nga Kina që synonte t’i minojë protestat në Hong Kong.
Nga Twitter kanë theksuar se kanë bllokuar 936 llogari që ishin të koordinuara dhe të mbështetura nga shteti i Kinës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa nga Facebook kanë thënë se kanë mbyllur disa llogari pasi janë njoftuar nga Twitter.
“Llogaritë e mbyllura kishin lidhje me Qeverinë kineze”.
Kujtojmë se për disa javë me radhë janë duke u zhvilluar protesta në Hong Kong.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...