Turqia do të dërgojë të burgosurit e ISIS’it që i ka kapur përsëri në vendet e tyre të lindjes, tha Ministri i Brendshëm i vendit Suleyman Soylu.
“Ne do t’i dërgojmë anëtarët e kapur Daesh në vendet e tyre”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se Turqia nuk do të pranojë qëndrimin e Evropës kur e lë Turqinë të përballet me të burgosurit vetëm, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo nuk është e pranueshme për ne. Është gjithashtu e papërgjegjshme”, tha Soylu.
Turqia filloi një operacion ushtarak në veri të Sirisë më 9 tetor, duke thënë se ishte e nevojshme të hiqnin militantët kurdë dhe luftëtarët e Daesh’it dhe të krijonte një zonë të sigurt për refugjatët sirianë./arbresh.info/
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...