Turqia pret që Gjermania të veprojë në linjë me frymën e aleancës lidhur me operacionin antiterrorist të Turqisë në Siri.
Kështu tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjerman Heiko Maas në Ankara, transmeton portali arbresh.info.
Turqia tha se prania e forcave të saj të armatosura në veri-lindje të Sirisë është një vendim i përkohshëm, gjë që u mirëprit nga Maas.
Me 22 tetor, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord që policia ushtarake ruse së bashku me rojet kufitare siriane do të lehtësonin tërheqjen e militantëve kurd nga një zonë e sigurt 18 milje në kufi brenda 150 orëve./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...