Turqia ka lëshuar një urdhër arresti për një punonjës të konsullatës amerikane, e dyta në një javë, raportojnë mediat turke.
Ndalimi i një anëtari të stafit në Stamboll javën e shkuar ka shkaktuar “konflikt” diplomatik, duke bërë që të dyja palët të ndalojnë shumicën e shërbimeve për vizat.
Punonjësi i parë u mbajt për lidhje të dyshuara me një klerik të fajësuar për grushtetin e dështuar të Turqisë në vitin 216, por asnjë arsye ende nuk është dhënë për arrestimin e fundit.
Turqia i ka kërkuar Uashingtonit të shqyrtojë vendimin e saj për të pezulluar të gjitha shërbimet e vizve për jo-emigrantët, të marra të dielën në përgjigje të arrestimit të javës së kaluar.
Në këtë mënyrë edhe Turqia ka pezulluar gjithashtu “të gjitha shërbimet e vizave”. Në këtë mënyrë u bë edhe lëshimi i urdhërarrestit të një punonjësi të dytë të konsullatës.
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...