Prokurorët turq sot kërkuan dënime të rënda të përjetshme për 18 të akuzuar në vrasjen e vitit 2018 të gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurori i Stambollit paditi gjithsej 20 persona për vrasjen e rëndë me paramendim.
Dy të tjerë u akuzuan për “nxitje të vrasjes së shkallës së parë”.
Khashoggi, një kolumnist për “The Washington Post”, u vra dhe u shpërbë nga një grup operativësh saudit menjëherë pasi ai hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018, shkruan AA.
Riadi ofroi pretendime të ndryshme, kontradiktore për të shpjeguar zhdukjen e tij para se të pranonte se ai ishte vrarë në ndërtesën diplomatike.
Trupi i Khashoggit nuk u gjet kurrë.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin