Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe mbreti i Arabisë Saudite, Salman, kanë rënë dakord që të rrisin përpjekjet për t’i dhënë fund tensioneve në rajon lidhur me mosmarrëveshjet mbi Katarin.
Zëdhënsi i Erdoganit ka theksuar se Kuvajti, i cili është ndërmjetësues mes Katarit dhe vendeve të Gjirit, do të paraqesë një listë kërkesash nga katër vendet arabe me qëllim për t’i dhënë fund krizës, transmeton portali arbresh.info
Para gazetarëve, Ibrahim Kalin, tha se lista nga Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, do të paraqesin kërkesa konkrete ndaj Katarit, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.
Mbreti Salman dhe Erdogan gjithashtu ranë dakord të forcojnë lidhjet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite dhe të takohen ballë për ballë gjatë një samiti të G-20 në Gjermani muajin tjetër, thuhet në deklaratë.
Erdogan ka mbështetur Katarin gjatë krizës së fundit dhe ka mohuar akuzat që i janë bërë Katarit në lidhje me mbështetjen ndaj terrorizmit.
Turqia gjithashtu ka dërguar ushqime dhe ilaçe në Katar. Agjencia shtetërore Anadolu tha se një anije me 4,000 ton ushqim është nisur të enjten nga porti i Izmirit./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë