Policia turke arrestoi 28 shtetas të huaj të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste ISIS gjatë një operacioni të madh antiterrorist të kryer në Stamboll, raporton sot Anadolia.
Anëtarët e Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë së Stambollit punuan për deshifrimin e aktiviteteve të organizatës terroriste ISIS.
Në kuadër të aksionit u kryen bastisje në 15 adresa në qarqet Basaksehir, Eşinirt dhe Beylikduz të Stambollit. Të dyshuarit akuzohen për lidhje me terroristët e Shtetit Islamik dhe që veprojnë në zona konflikti.
Gjatë kontrollit u sekuestruan disa armë, municione dhe para në lira, dollarë dhe euro. Të dyshuarit janë dërguar në Komisariatin e Policisë për procedim të mëtejshëm./euronews
Tebas rizgjidhet president i La Ligës
Qytetarët e Kosovës u tronditën javën që po lëmë pas nga ngj...
Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, të dyshuar për grabitje...
Ushtria e Libanit thotë se një ushtar i saj u vra nga sulmet...
ETEA: 80% e mësimdhënësve nuk e konsiderojnë vetën përgjegjë...
U shty për shkak të borës së rënduar, caktohet data për Baye...