Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Liz Truss.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Macron është shprehur se e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të gjente “stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Ne duam, mbi të gjitha, stabilitet. Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg që largohet”, tha Macron pas mbërritjes së tij në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel.
Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në detyrë.
Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar./euronews.al/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...