Gjatë një konference për mediat në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi drejtuesit e Pentagonit, pasi sipas tij nuk e duan.
“Nuk po them që ushtria nuk më do, ushtarët po. Drejtuesit kryesorë në Pentagon me shumë mundësi jo, sepse nuk duan të bëjnë gjë tjetër veçse të luftojnë, në mënyrë që gjithë ato kompani të mrekullueshme që bëjnë bomba dhe avionë dhe gjithçka tjetër, të vijojnë të jenë të lumtura. Por ne do të dalim nga luftërat e pafundme”, u shpreh Trump.
Deklarata u bë një ditë para se media të ndryshme në SHBA të raportonin se Trump dhe Pentagoni kanë vendosur që të zyrtarizojë largimin e rreth 2000 trupave amerikane nga Iraku.
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...