Washingtoni po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, që mund të shtrihet në një periudhë deri në 18 muaj, nëse Pheniani plotëson disa kushte, deklaruan autoritetet amerikane.
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë, tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mendon të ndërpresë nga 12-18 muaj sanksionet nëse Koreja e Veriut shpërbën centralin e saj kryesor bërthamor ”Yongbyon” dhe heq dorë nga programi bërthamor.
Që nga viti 2006, Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra nga OKB-ja dhe SHBA-të, që kur Pheniani kreu testet e para bërthamore.
Oferta vjen pasi presidenti Trump muajin e kaluar takoi udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, në zonën e çmilitarizuar (DMZ).
Trump kaloi në Korenë e Veriut dhe shtrëngoi duart me Kim-in duke u bërë presidenti i parë i SHBA-së që ka bërë këtë veprim.
“Oferta e mundshme do të shohë pezullimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kufizojnë eksportet e qymyrit dhe tekstileve të Koresë së Veriut”, thuhet në raport.
Qymyri dhe tekstilet janë një burim kyç i të ardhurave për vendin komunist.
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...