Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur lidhur me vendimin amerikan për tarifat doganore dhe ka deklaruar se pezullimi i përkohshëm i hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të sjellë stabilitet në treg.
Në një deklaratë në rrjetin social X, Macron tha se pauza e përkohshme prej 90 ditësh për vendosjen e këtyre tarifave është një sinjal për negociata. Megjithatë, sipas Macron, pauza nuk i zgjidh problemet.
“Tarifat prej 25 për qind për çelikun, aluminin dhe veturat, si dhe tarifat prej 10 për qind për të gjitha produktet e tjera, vazhdojnë të ekzistojnë. Ato përfaqësojnë 52 miliardë euro të ardhura për Bashkimin Evropian. Kjo pauzë do të thotë 90 ditë pasiguri për të gjitha bizneset tona, në të dy anët e Atlantikut”, tha Macron.
Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i Evropës mbetet i pandryshuar.
“Ne do të negociojmë për heqjen e këtyre tarifave të padrejta dhe do të arrijmë një marrëveshje të balancuar, pa asimetri. Së bashku me Komisionin Evropian, duhet të jemi të fortë. Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të aktivizojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’u mbrojtur, si dhe për të parandaluar që rrjedhat nga vendet e treta të shqetësojnë tregun tonë”, deklaroi presidenti./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...