Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale lidhur me raportimet për deportimin e aktivistes suedeze Greta Thunberg dhe disa aktivistëve të tjerë pro-palestinezë, të cilët dyshohet se janë përpjekur të thyejnë bllokadën detare të Gazës nga Izraeli.
Duke iu referuar Thunbergut, Trump u shpreh:
“Ajo është thjesht një shkaktare problemesh.”
I pyetur nëse ajo po zhvendos fokusin nga çështjet mjedisore drejt kauzave të tjera politike, Trump tha:
Do të thuash që ajo nuk shqetësohet më për mjedisin, tani shqetësohet për këtë”?
“Ajo ka një problem me menaxhimin e zemërimit, mendoj se duhet të vizitojë një mjek”, vazhdoi Trump.
“Është shumë e zemëruar, është shumë e çmendur”.
Trump on Greta Thunberg: “She’s just a troublemaker. She’s no longer into the environment, now she’s into this? She has an anger management problem. I think she should see a doctor … she’s so crazy.” pic.twitter.com/G3v8CSA4Ty
— Aaron Rupar (@atrupar) October 6, 2025
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...