Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të vizitojë Floridën në ditët në vijim, në prag të raundit të ardhshëm të bisedimeve mbi Ukrainën, që pritet të zhvillohen në Miami.
Në një prononcim për gazetarët, Trump tha se vizita do të jetë e shkurtër dhe kryesisht për arsye pune. “Do të shkojmë në Florida për një kohë të shkurtër, kryesisht për punë. Kemi shumë takime të planifikuara”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan shtoi se një nga temat kryesore do të jetë çështja e sigurimeve dhe kostot e kujdesit shëndetësor. “Do të flasim me kompanitë e sigurimeve dhe do të shohim nëse mund t’i ulim ndjeshëm shpenzimet. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë thjesht do t’ua paguajmë drejtpërdrejt njerëzve, që ata të blejnë vetë kujdesin shëndetësor”, deklaroi Trump.
Ndërkohë, portali Axios raportoi më herët, duke cituar burime nga administrata amerikane, se një raund i ri bisedimesh mes SHBA-së dhe Ukrainës mund të mbahet këtë fundjavë në Miami, në nivel përfaqësuesish ushtarakë dhe grupe pune.
Sipas korrespondentit të Axios, Barak Ravid, në këto bisedime pritet të marrin pjesë këshilltarët e sigurisë kombëtare të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët do të takohen me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe këshilltarin ukrainas të sigurisë kombëtare, Rustem Umerov. Në takim do të jenë të pranishëm gjithashtu ministri i Jashtëm i Turqisë dhe kryeministri i Katarit.
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh