Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër që ndalon shumicën e transgjinorëve që të shërbejnë në ushtri, me përjashtim të “rrethanave të kufizuara”.
Në një deklaratë të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë thuhet se sekretarët e mbrojtjes dhe sigurimit “kanë arritur në përfundimin se aderimi ose mbajtja e individëve me një histori ose diagnozë të disforisë gjinore – ata që mund të kërkojnë trajtim të konsiderueshëm mjekësor, paraqesin rrezik të konsiderueshëm për efektivitetin ushtarak”, shkruan VOA.
Presidenti premtoi vitin e kaluar të bllokonte transgjinorët të shërbenin në ushtri, një lëvizje që përmbyste politikën e presidentit Barak Obama për pranimin e tyre.
Lëvizja e presidentit Trump megjithatë është bllokuar nga disa sfida ligjore dhe Pentagoni filloi të lejonte rekrutët transgjinorë që të regjistroheshin në ushtri në janar.
“Disforia gjinore”, e njohur dikur si çrregullim i identitetit gjinor, përcaktohet nga ndjenjat e forta dhe të qëndrueshme të identifikimit me gjininë e kundërt, gjë që rezulton në shqetësime apo dëme të konsiderueshme. /Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...