Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën

18:18 | 5 Prill 2026
E.G

Presidenti i SHBA-së, Donald TrumpPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se beson se ekziston një “shans të mirë” për të arritur një marrëveshje me Iran të hënën.

Më herët, ai paralajmëroi Iranin se nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit, të martën vendi do të përballet me goditje ndaj urave dhe termocentraleve.

Në të njëjtën kohë, Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në Libani, ndërsa Irani ka nisur sulme ndaj objekteve petrokimike në vendet e Gjirit. Po ashtu, Izraeli është bërë objektiv i sulmeve iraniane, duke rritur më tej tensionet në rajon.

/rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale