Donald Trump ka miratuar vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve në Lindjen e Mesme, thanë burimet për Sky News.
Ushtarët vijnë nga Divizioni i 82-të Ajror, sipas dy burimeve, transmeton Telegrafi.
Presidenti miratoi vendosjen mbrëmë dhe urdhrat po shkruhen sot për selinë, stafin dhe disa forca tokësore, por jo për të gjithë brigadën, thanë burimet.
Brigada e plotë përbëhet nga më shumë se 3,000 trupa, por kjo vendosje do të jetë më pak se gjysma e kësaj, në nën 1,500 ushtarë – duke sqaruar raportet e mëparshme se do të dërgoheshin mijëra trupa shtesë.
Forcat shtesë ende nuk janë larguar nga SHBA-ja, por mund të vendosen në ditët në vijim. /Telegrafi/
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...