Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael.
Ai në aeroportin Ben Gurion në periferi të Tel Avivit është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Trump është parë me buzëqeshje në fytyrë ndërsa ka zbritur nga aeroplani Air Force One. Trump do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Izraeli.
Të hënën janë liruar shtatë pengje izraelite si pjesë e marrëveshjes së paqes që Trumpi e ka ndërmjetësuar mes Izraelit e Hamasit.
Kryqi i Kuq ndërkohë është nisur në Gaza për ta pranuar grupin e dytë të pengjeve izraelite. Në këmbim Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë e mbi 1200 të paraburgosur.
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...