Atmosfera e fillimit të Luftës së Tretë Botërore ka marrë përmasa më të mëdha, pasi Koreja Veriore vendosi që të lëshojë raketë në drejtim të Japonisë.
Provokimëve të Koresë Veriore menjëherë i janë përgjigjur forcat e Koresë Jugore, të cilat lëshuan tetë bomba pranë kufirit me veriun, ndërsa në anën tjetër kryeministri japonez, Shinzo Abe, deklaroi se Japoni do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin e saj, transmeton portali arbresh.info
Një përgjigjje ushtarake në drejtim të Koresë Veriore nuk është përjashtuar as nga SHBA-të, pasi Presidenti Trump ka deklaruar se ‘të gjitha opsionet janë në tavolinë’.
“Kërcënimet e fundit vetëm sa po e thellojnë edhe më shumë izolimin e Koresë Veriore”, ka deklaruar Trump.
Ai është zotuar se do të qëndrojë pranë Japonisë dhe Koresë Jugore.
Raketa e fundit e lëshuar nga regjimi i Kim Jong-un u rrëzua në Detin e Japonisë pasi fluturoi 2700 km dhe arriti lartësinë maksimale prej 550 km./arbresh.info/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini