Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se po hetohet për shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në kuadër të hetimit më të gjerë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Si zakonisht, përmes një mesazhi në “Twitter”, Trump njoftoi për këtë zhvillim të ri, ndërsa akuzoi zëvendësprokurorin e Përgjithshëm për “gjueti shtrigash”.
“Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, nga njeriu që më tha të shkarkoj drejtorin e FBI-së”, shkruan Trump.
Ky njeri është pikërisht zv.prokurori i Përgjithëshëm, Rod Rosenstein, i cili shkroi një memorandum ku kritikonte Comeyn, gjë që u përdor si justifikim nga Shtëpia e Bardhë.
Megjithatë, pas shkarkimit të Comeyt, Trump tha se kishte vendosur ta bënte këtë me apo pa memorandumin e numrit dy të Departamentit të Drejtësisë, prandaj sulmi aktual ndaj Rosenstein duket si justifikimi i radhës i presidentit amerikan.
Nuk është e qartë nëse Shtëpia e Bardhë u lajmërua zyrtarisht për hetimin ndaj Trump, apo nëse presidenti u bazua te raportet e medieve për këtë.
Rosenstein mori përsipër hetimin për Rusinë pas shkarkimit të Comeyt dhe më pas ia kaloi atë prokurorit special, Robert Mueller, i thirrur enkas për këtë hetim.
Mediet raportuan se, veç hetimit për Rusinë dhe punësimit të prokurorëve veteranë për këtë qëllim, Mueller nisi edhe një hetim për Trumpin për pengim të drejtësisë pas shkarkimit të James Comey, sidomos pasi ish-drejtori i FBI-së tha se presidenti i kërkoi të hiqte dorë nga hetimi i ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eli...
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...