Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ajo, përpjekje për eliminim politik të saj.
Osmani deklaroi se kundërshtimet ndaj saj erdhën pasi ajo kishte zhvilluar takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Pra, në njërën anë është rruga e atyre që e çojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e secilit, secilit që Republikën e vendos përpara çdo interesi partiak dhe ideologjik, rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme dhe ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një president që u ul me presidentin e SHBA-së”, tha Osmani.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan