Trump: Ka ardhur koha të hetohen demokratët

20:30 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Ka ardhur koha që të ndërpritet kjo gjueti shtrigash e korruptuar dhe e drejtuar në mënyrë të jashtëligjshme, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ka ardhur koha që të fillohet të shihet nga ana tjetër ku janë kryer krime të vërteta. Është abuzuar për shumë kohë me republikanët”, ka theksuar Trump në një mesazh të publikuar në “Twitter”.

“Duhet të përfundojë menjëherë”, vazhdon Trump duke sulmuar demokratët për përdorimin e dëshmisë së ish-avokatit të tij, Michael Cohen pasi çështja ruse nuk solli asgjë./ata/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme