Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se është informuar nga Moska për tërheqjen e shumicës së personelit rus të pranishëm në Venezuelë për të mbështetur regjimin e Nicolas Maduro.
“Rusia na njoftoi se ka tërhequr shumicën e personelit të saj nga Venezuela”, njoftoi ai në Twitter.
Rusia dërgoi në mars disa qindra ushtarë në këtë vend amerikanojugor, që po përballet me një krizë të thellë politike që kur presidenti i Parlamentit, Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, që sot njihet nga rreth 50 shtete në botë përfshirë edhe SHBA-në./ATSH
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...