Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar të enjten se planifikon të niset për në Lindjen e Mesme diku të dielën, pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.
Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas nënshkruan një marrëveshje të enjten për të ndaluar shkëmbimin e zjarrit dhe për të liruar pengjet izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, në fazën e parë të iniciativës së Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gaza që ka tronditur Lindjen e Mesme.
Pas nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë, presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi mbledhjen e kabinetit të tij sot duke folur për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Ai tha se mbrëmë është arritur një përparim i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, sipas tij, diçka që njerëzit mendonin se nuk do të ndodhte kurrë.
“Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe, në të vërtetë, në një shkallë shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme.”
“Siguruam lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, të cilët duhet të lirohen të hënën ose të martën. Marrja e tyre është një proces i ndërlikuar”, shkruan Reuters
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...