Trump dorëzohet për Iranin dhe tarifat, telefonon Macron e kërkon negociata

(L-R) French President Emmanuel Macron and US President Donald Trump talk after a family photo of the participants of the G20 summit in Hamburg, northern Germany on July 7, 2017. Leaders of the world's top economies gather from July 7 to 8, 2017 in Germany for likely the stormiest G20 summit in years, with disagreements ranging from wars to climate change and global trade. / AFP PHOTO / Tobias SCHWARZ (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)

00:37 | 17 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Donald Trump ftoi BE-në të hyjë në negociata për të zvogëluar barrierat doganore gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron.

Lajmi raportohet nga Shtëpia e Bardhë dhe tërheqja e Trump është krejtësisht e papritur, pasi ai tregoi se është një “kockë e fortë” dhe “kokëmushkë” në Samitin e G7-s, ku i sfidoi hapur të gjithë aleatët e tij.

Mësohet se në këtë telefonatë të orëve të vona, të dy udhëheqësit diskutuan dosjen e Koresë së Veriut, Sirinë dhe Iranin.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se dy liderët diskutuan edhe për “samitin në Singapor mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un”.

Aty theksohet se manjati “ripohoi qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të arritur denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Koresë së Veriut”.

Trump dhe Macron u konsultuan edhe për zbatimin e një “zgjidhje politike në Siri përmes procesit (OKB-së, ed) në Gjenevë”. Presidenti amerikan theksoi gjithashtu “objektivin e tij për të negociuar një marrëveshje të plotë me Iranin për mbulimin e aktiviteteve bërthamore dhe të raketave balistike”./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale