Presidenti Donald Trump do të nënshkruaj projektligjin e sigurisë kufitare për të shmangur mbylljen e qeverisë si dhe për të deklaruar gjendje emergjente në mënyrë që të financojë ndërtimin e murit.
Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të nënshkruaj projektligjin siç ka premtuar, por gjithashtu do të ndërmarr veprim për të përdorur fondet ushtarake për murin e tij me Meksikën, transmeton portali arbresh.info.
Lideri i mazhorancë në Senat, Mitch McConnell njoftoi planin pak para se dhoma e përfaqësuesve të votonte për projektligjin.
Kongresi duhet të miratojë projektligjin fillimisht para se të nënshkruhet nga presidenti.
“Presidenti po e mban premtimin e tij për të ndërtuar murin, për të mbrojtur kufirin dhe për të siguruar vendin tonë të madh”, tha në një deklaratë të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.
Ajo shtoi se do të “ndërmarrë veprime të tjera ekzekutive, duke përfshirë një emergjencë kombëtare, për të siguruar që ne të ndalojmë sigurinë kombëtare dhe krizën humanitare në kufi”.
Legjislacioni i kompromisit përfshin 1.3 miliardë dollarë për financimin e sigurisë kufitare, duke përfshirë barrierat fizike, por nuk i jep paratë në drejtim të murit të z. Trump./Arbresh.info/
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë