Së paku tre persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut afër një hidrocentrali në provincën e Sumatrës Veriore të Indonezisë, thanë të premten autoritetet e këtij shteti.
Hisar Turnip, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-shpëtimit, tha se reshjet e mëdha të shiut në rajon që ndodhën të enjten në mbrëmje e shkaktuan rrëshqitjen vdekjeprurëse.
“Gjithsej dymbëdhjetë persona janë zënë nga dheu. Tre prej tyre kanë vdekur dhe i kemi tërhequr trupat e tyre. Identiteti i viktimave ende nuk është i njohur”, tha ai për agjencinë Anadolu.
Kompania që e zhvilloi dhe që e menaxhon hidrocentralin afër të cilit ndodhi rrëshqitja konfirmoi se dy punëtorë – një indonezian dhe një kinez – u rrëmbyen nga dheu që rrëshqiti, ndërsa një punëtor tjetër kinez i mbijetoi fatkeqësisë.
“Zona është siguruar nga autoritetet dhe askush nuk do të lejohet afër atij vendi, sepse ka frikë që do të ketë më shumë rrëshqitje”, tha një zyrtar i lartë i kompanisë “North Sumatra Hydro Energy”.
Bëhet e ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit ende janë duke i vazhduar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...