Protestuesit dhe policia u përleshën mbrëmë pranë ambasadës amerikane në Athinë, raportoi televizioni grek ERT.
Për solidarizimin me protestuesit amerikanë për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara, partitë e majta ekstra-parlamentare të krahut të majtë Antarkia dhe Uniteti Popullor, organziuan një marshim, transmeton portal arbresh.info
Në protestë morën pjesë disa mijëra njerëz nga organizata të ndryshme të majta, si dhe kurdë.
Pjesa më e madhe e protestes ishte paqësore, por në fund kanë filluar përleshjet me protestuesve dhe policisë.
Një grup i të rinjve filluan të hedhin gurë dhe kokteje molotov në njësitë e policisë përpara ambasadës amerikane. Policia reagoi me topa uji dhe gaz lotsjellës, raporton shërbimi publik grek. Të rinjtë i vunë zjarrin disa koshave të plehrave, kështu që ndërhynë edhe zjarrfikësit.
Lëvizja anti-kapitaliste “Antarsia” marshoi nën sloganin “Poshtë me racizmin shtetëror! Solidaritet me protestuesit amerikanë”./arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit