Numri i njerëzve të vrarë nga një ortek në Dolomitet italiane u rrit në nëntë të mërkurën pas zbulimit të dy trupave të tjerë.
Viktimat u gjetën pasi temperaturat e larta shkrinë më tej akullin, duke bërë që trupat të dilnin në sipërfaqe, sipas shefit të skuadrës së shpëtimit malor Maurizio Dellantonio.
“Dronët sot fluturuan mbi të njëjtat zona si ditët e mëparshme. Ajo që ka ndryshuar në krahasim me ditën e djeshme është se dielli shumë i fortë ka shkrirë grumbullin e akullit duke bërë që trupat të dalin në sipërfaqe. Nesër, siç ishte paralajmëruar, do të ketë një ndërhyrje nga një ekip në akullnajën në pjesën e poshtme të rrëshqitjes së tokës me përdorimin edhe të qenve të policisë . Një helikopter do të qëndrojë në ajër gjatë gjithë kohës dhe me një litar fiks do të mbajë të lidhur operatorët në akullnajë dhe do të jetë gati për të kryer një shpëtim nëse është e nevojshme”, shprehet Maurizio Dellantonio.
Orteku goditi një ditë pasi një temperaturë rekord prej 10 gradë Celsius u regjistrua në majën e Marmolada, mali më i lartë në Dolomitet italiane. Ndërkohë tre persona rezultojnë ende të zhdukur.
Numri i përditësuar i viktimave erdhi pasi disa familje akuzuan autoritetet italiane se e lanë të hapur akullnajën, pavarësisht kushteve dukshëm të rrezikshme të ngjitjes.
Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pasi temperaturat në rritje, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po dëmtojnë ato që konsideroheshin prej kohësh si shtresa të fjetura, pothuajse të fosilizuara akulli. Ekspertët thonë se këto akullnaja po dëmtohen në brendësi, duke e bërë pothuaj të pamundur parashikimin e saktë të shembjes së tyre./sotnews/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...