Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar zhvillimin e një vizite në Abu Dabi.
Qëllimi i kësaj vizite, siç thekson ai është shprehja e drejtpërdrejtë e solidaritetit vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed.
Kjo vizitë vjen në një periudhë të trazuar për rajonin e Gjirit Arabik. Përmes mesazhit të tij, Kryeministri theksoi mbështetjen për vendet mike, duke mbajtur një qëndrim të qartë ndaj zhvillimeve të fundit.
Lidhur me situatën dhe sfidat me të cilat po përballen këto vende, Rama shkruan në postimin ne rrjetet sociale:
“Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...