Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të së premte në Ankara të Turqisë. Një autobus i mbushur me pasagjerë është përplasur me këmbën e një mbikalimi.
Mediat turke raportojnë se deri tani 9 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 26 të tjerë janë dërguar në spital, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, ka folur për aksidentin horror duke thënë se nga të dhënat e para dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi, pasi në rrugë nuk shihen shenja frenimi. Megjithatë, autoritetet janë duke e hetuar rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike./abcnews.al
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...