Tre persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u përplas në një autostradë në qytetin Boca Raton të Floridës, shkruan Metroduke cituar mediat lokale.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrënojat e përfshira nga flakët të aeroplanit, si dhe një veturë që po digjej pranë vendit të aksidentit, që ndodhi mëngjesin e së premtes.
Banorët përreth përshkruan momentet para përplasjes, duke thënë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe të ulët, që u përshkrua si “shumë e fortë dhe e afërt”.
Të dhënat e fluturimit tregojnë se aeroplani me helika i tipit Cessna 310R kishte bërë disa rrotullime në ajër pak pas ngritjes nga Aeroporti i Boca Ratonit, para se të binte në autostradë.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit ajror.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...