“Trafiku më shpëtoi” – Studentja humbi fluturimin e Air India vetëm për 10 minuta

14:14 | 13 Qershor 2025
E.K

Një fluturim i Air India u rrëzua tragjikisht menjëherë pas ngritjes, duke marrë jetën e 241 personave në bord dhe duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në tokë.

Bhoomi Chauhan, një studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol, humbi këtë fluturim vetëm për 10 minuta, pasi vonesa në trafik e bëri të arrinte në aeroportin e Ahmedabadit pas nisjes së avionit.

Ajo kujton se ishte shumë e zemëruar dhe e frustruar.

Trafiku i dendur e kishte vonuar aq shumë, sa humbi fluturimin e Air India për në Londër Gatwick vetëm për 10 minuta.

Zonja Chauhan, 28 vjeçe, kishte qenë në Indi për pushime së bashku me bashkëshortin e saj.

Fluturimi AI171, me të cilin duhej të udhëtonte të enjten, u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e 241 personave në bord dhe të tjerëve në tokë.

Megjithatë, pasi mbërriti në aeroport më pak se një orë para nisjes, stafi i linjës ajrore e refuzoi të hipte në avion.

“U zemëruam shumë me shoferin dhe u larguam nga aeroporti të frustruar», kujton ajo. Isha shumë e zhgënjyer. Ne dolëm nga aeroporti dhe qëndruam në një vend për të pirë çaj dhe pas pak, para se të niseshim… po bisedonim me agjentin e udhëtimit se si të merrnim rimbursim për biletën. Atje, mora një telefonatë që më tha se avioni ishte rrëzuar.Kjo është një mrekulli e vërtetë për mua”, tha ajo për BBC.