Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të flasin me Korenë Veriore, por Pheniani duhet të vijë në tryezën e bisedimeve dhe duhet të jetë i gatshëm të ndryshojë kursin e programit bërthamor.
Gjatë një fjalimi në Uashington, Tillerson tha se gatishmëria ushtarake e SHBA-ve për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të Koresë së Veriut është e fortë dhe se forcat e armatosura janë urdhëruar që të qëndrojnë në dispozicion, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info
Tillerson ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme të flasin me Korenë Veriore. Ai ka shprehur dëshirën për të përdorur kanalet e komunikimit me Phenianin, por Presidenti Donald Trump, kohë më parë i kishte thënë atij se “kjo është humbje kohe”./arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri