Franca dhe gjigantët amerikanë të teknologjisë, duke përfshirë Microsoft u kanë bërë thirrje qeverive botërore dhe kompanive që të jenë pjesë e iniciativës për të rregulluar internetin dhe të luftojnë kërcënimet siç janë sulmet kibernetike, censura online dhe gjuha e urrejtjes.
Me prezantimin e deklaratës së titulluar “Thirrja e Parisit për besim dhe siguri në hapësirën kibernetike”, presidenti francez, Emmanuel Macron ka vënë në pah shpresën për të rijetësuar përpjekjet në drejtim të rregullimit të hapësirës kibernetike pas dështimit të negociatave në këtë aspekt vitin e kaluar në Kombet e Bashkuara.
Në dokumentin e mbështetur nga shumë shtete evropiane, por jo edhe nga Kina apo Rusia, shtetet nëshkruese u kanë bërë thirrje qeverive të rrisin mbrojtjen kundër ndërhyrjeve kibernetike në zgjedhje dhe parandalimin e vjedhjeve të sekreteve tregtare.
Thirrja e Parisit ka qenë fillimisht nismë e kompanive teknologjike, e cila është rihartuar nga zyrtarët francezë, duke përfshirë edhe punën e bërë nga ekspertët e OKB-së në vjetët e fundit.
“Interneti është hapësirë që aktualisht menaxhohet nga komuniteti teknik i lojtarëve privatë. Mirëpo nuk qeveriset. Kështu që tani, kur gjysma e njerëzimit ka qasje online, ne duhet të gjejmë mënyra për ta organizuar Internetin”, ka thënë një zyrtar i zyrës së Macronit.
“Në të kundërten, interneti që e njohim sot, i lirë, i hapur dhe i sigurt do të dëmtohet nga kërcënimet e reja”, ka shtuar ai.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...