Të paktën tetë persona u vranë nga bombardimet izraelite të fshatrave në Libanin jugor.
Sipas burimeve, dy persona u vranë në Aita al-Saab, tre në Houla, dy në Yaroun dhe një shofer që po udhëtonte ishte shënjestruar përgjatë një rruge kryesore në Nakura.
Grupi militant shiit Hezbollah tha më herët se katër nga luftëtarët e tij u vranë nga sulmet izraelite dhe se ai iu përgjigj sulmeve duke lëshuar dhjetëra raketa Katyusha në njësitë rezervë të ushtrisë izraelite përgjatë kufirit verior të Izraelit.
Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, pothuajse çdo ditë ka pasur armiqësi mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze./abcnews.al
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...