Tetë shtetas francezë janë konfirmuar të vdekur dhe 20 të tjerë mbeten të zhdukur pas sulmeve të Hamasit kundër Izraelit, tha të martën ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna.
“Më duhet t’ju informoj, me pikëllim të jashtëzakonshëm, se na vjen keq për vdekjen e tetë bashkatdhetarëve në këto sulme terroriste të Hamasit dhe kemi humbur kontaktet me 20 shtetas francezë që u zhdukën pranë Gazës”, tha Colonna në Komitetin e Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze, raporton CNN, shkruan Arbresh.info.
Ata të zhdukur përfshijnë të paktën një fëmijë, tha Colonna, por është e mundur që disa fëmijë të jenë në mesin e të zhdukurve.
Shifrat ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten – Franca më parë tha se katër qytetarë ishin të vdekur dhe 14 të zhdukur – ndërsa autoritetet izraelite vazhdojnë të identifikojnë viktimat, tha ministri i Jashtëm.
Më vete, qeveria franceze është në kontakt me Air France për të organizuar një fluturim special të enjten për të evakuuar qytetarët francezë që dëshirojnë të largohen nga Izraeli, sipas Colonna./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë