Drejtori i Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, Rémy Bossu thotë se ajo që shkaktoi tërmetin është përplasja midis pllakave tektonike që mbajnë kontinentet evropiane dhe afrikane. Duke folur në një intervistë për BBC, ai tha se mund të ketë pasgoditje që mund të zgjasin edhe me javë.
“Pllaka afrikane po lëviz në përplasje me pllakën euroaziatike me një shpejtësi prej 2 mm në një vit. Ne vëzhguam 20 pasgoditje që u ndjenë, ka shumë të tjera që nuk janë ndjerë. Do të ketë të tjera, mund të zgjasin me ditë ose javë.”, tha ai duke paralajmëruar për ndërtesat që tashmë kanë marrë dëme.
“Sidomos në male, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ndërtesat mund të jenë dobësuar nga goditjet e mëparshme. Pra, nëse ka ndonjë dyshim, njerëzit nuk duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.”, u shpreh ai./abcnews.al
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...