Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallë ka dëmtuar disa shtëpi në ishullin lindor të Greqisë, Lesbos.
Si pasojë e tërmetit një grua ka humbur jetën, ndërsa dhjetë persona janë plagosur, transmeton portali arbresh.info
Tërmeti është ndjerë edhe në Turqinë Perëndimore, duke përfshirë Stambollin dhe ishujt fqinjë.
Kryebashkiaku i Lesbos Spyros Galinos tha se gruaja u gjet e vdekur në fshatin jugor të Vrisës. utoritetet lokale dhe shërbimi i zjarrfikësve thanë se nuk ka raportime për të viktima tjera dhe për të zhdukur.
Më parë, shpëtuesit nxorrën një çift të moshuar të gjallë nga shtëpia e tyre e dëmtuar në Vrisa.
Frika ishte ndjerë edhe në Stamboll me dendësi të populluar dhe në provincën perëndimore turke të Izmirit, por nuk u raportuan asnjë lëndim./Arbresh.info
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...