Ministria e Jashtme turke deklaroi se kthimi i bujshëm i anijes kërkimore të saj, Oruc Reis në portin e Antalias u bë për arsye “mirëmbajtjeje dhe për furnizime”.
Ky prononcim përgënjeshtron njoftimin se largimi i anijes ishte bërë për të shtensionuar situatën në Mesdhe.
Kthimi i Oruc Reisit në Antalia këtë fundjavë ishte interpretuar si tregues se Ankaraja është e përgatitur për t’u angazhuar në bisedime me Athinën, çka ngjalli reagimin e shpejtë të kryeministrit grek, Kyriakosh Mitsotakis, i cili u shpreh i gatshëm për të diskutuar konfliktin me palën turke, shkruan Alsat-M.
Tërheqjen e anijes, ai e përshkroi si një hap të parë pozitiv përpara dhe si shenjë që tregon se mund të ulen në tryezën e negociatave. Por ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi dhe ai se vendi i vet nuk janë tërhequr nga misioni ne Mesdheun Lindor.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...