Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është arrestuar në Moskë. Lajmin për ndalimin e tij e ka bërë të ditur zëdhënësja Kira Yarmysh nëpërmjet një shkrimi në Twitter.
Yarmysh tha se Navalny ishte dërguar në një stacion lokal të policisë dhe se arsyeja për arrestimin e tij është ende e paqartë.
Navalny, i cili është arrestuar dhe burgosur disa herë për organizimin e protestave kundër Kremlinit, u ndalua të konkurronte në zgjedhjet presidenciale të Rusisë më parë këtë vit, ndërsa ai e cilësoi këtë një justifikim të kotë nga ana e Presidentit Vladimir Putin.
42-vjeçari u dënua së fundi me 30 ditë burg në maj për rolin e tij në organizimin e protestave kombëtare kundër Putin.
Ai kishte bërë thirrje për demonstrime në më shumë se 90 qytete nën moton “Putin nuk është cari ynë” për të protestuar ndaj asaj që ai thotë se është sundimi autokratik i presidentit rus.
Putini, 65 vjeç, fitoi rizgjedhjen në masë të madhe në mars, duke e shtrirë kontrollin e tij mbi Rusinë edhe për gjashtë vjet të tjera./gsh/
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...