Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka nisur një valë të re sulmesh me raketa dhe drone kundër Izraelit.
Raundi i ri i operacionit ushtarak në shkallë të gjerë filloi të dielën pasi shpërthime të mëdha u dëgjuan në zonat e Haifa, Afula dhe Nazaret.
Operacioni filloi menjëherë pasi Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, dha një mesazh televiziv, duke thënë se regjimi “i neveritshëm” izraelit do të “bëhej i pafuqishëm” pas hakmarrjes nga Forcat e Armatosura të Republikës Islamike.
Ndërkohë, siç vë në pah BBC, televizioni shtetëror i Iranit thotë se vendi ka sulmuar Tel Aviv, Haifa dhe qytete të tjera “me dhjetëra raketa dhe drone iraniane”.
Ai gjithashtu raporton se raketat kanë tejkaluar “shtresat e sistemit të mbrojtjes izraelite” – por se ushtria izraelite nuk ka komentuar ende. /Telegrafi/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...