Izraeli ka vrarë dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë në sulmet ndaj jugut të Libanit, njofton Departamenti i Shëndetësisë në Beirut.
Në një sulm të parë, në Doueir të provincës Nabatiyeh, u vra një person dhe u plagosën shtatë të tjerë. Më pas, një person tjetër u vra në një sulm të dytë, në Aita al-Shaab të së njëjtës provincë.
Sulmi në Doueir thuhet se ishte drejtuar ndaj një automjeti. Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve NNA, edhe një qendër tregtare pësoi dëmtime, raportojnë mediet e huaja.
Këto sulme ndodhin pasi Izraeli të dielën kërcënoi se do të zgjerojë sulmet ndaj Hizbollahut të mbështetur nga Irani, i cili kishte lidhur një armëpushim me Izraelin në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, Izraeli ka vazhduar të bombardojë vazhdimisht objektiva në Liban. Të shtunën, në një sulm izraelit ndaj provincës Nabatiyeh u vranë katër persona./rtk
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...