Të shtënat me armë zjarri në afërsi të Konsullatës së Izraelit në Munih ishin përpjekje për “sulm terrorist”, thanë policia dhe prokurorët gjermanë të enjten.
Policia e vrau një austriak 18-vjeçar pasi ai kishte shtënë me armë zjarri mbi pesë oficerë të policisë në qytetin jugor të Gjermanisë. Policia gjermane tha se nuk ka të lënduar të tjerë.
Prokurorët thanë në një komunikatë të enjten vonë se sulmi besohet se “lidhej me Konsullatën izraelite”.
Rreth 500 oficerë të policisë u zhvendosën në qendër të qytetit të Munihut, përfshirë forca speciale.
Sulmuesi ishte i armatosur me një pushkë të gjatë dhe me një bajonetë, sipas policisë.
Incidenti ndodhi në përvjetorin e masakrës së Munihut, kur militantët palestinezë vranë 11 izraelitë gjatë Lojërave Olimpike në vitin 1972 në Munih.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se punonjësit e saj nuk ndodheshin në ndërtesë në kohën e incidentit të enjten, pasi Konsullata ishte e mbyllur për shkak të një ceremonie përkujtimore për viktimat e sulmit të vitit 1972.
Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Soder, tha se incidenti mund të ketë “ndërlidhje” me përvjetorin, po shtoi se kjo duhet të sqarohet.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se reagimi i shpejtë i shërbimeve emergjente në Munih “sot mund të kenë parandaluar diçka të tmerrshme”.
“Më lejoni të jem i qartë: antisemitizmi dhe islamizmi nuk kanë vend këtu”, tha Scholz./rel
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...