Gjashtë adoleshentë janë plagosur pas disa të shtënave me armë pranë një shkolle në Kolorado, SHBA.
Adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, por besohet se sulmi mund të jetë i lidhur me bandat e qytetit.
Nisur nga dëshmitarët, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë dhe dyshohet për disa persona.
Sipas Departamentit të Policisë, incidenti nuk ndodhi brenda shkollës, por vetëm në veri të Nome Park.
Policia fillimisht postoi në Twitter se shkolla e mesme ishte ne mbyllje, por më vonë tha se ishte në një perimetër të sigurt.
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...
DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesio...
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...