Të paktën 73 persona janë vrarë në përpjekjen për të kapur “El Mencho”, mes frikës nga valët e dhunës në shenjë hakmarrjeje.
“El Mencho”, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Ruben Oseguera Cervantes, u vra në shtetin perëndimor të Jaliscos-s.
Numri i të vrarëve, i cili pritet të rritet, u mor nga zyrtarët e sigurisë dhe përfshinte forcat e sigurisë, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe të tjerë, shkruan Metro.uk, transmeton klankosova.
Në një vend tjetër në Jalisco, ushtarët vranë gjithashtu një anëtar tjetër të lartë të kartelit. Më shumë se 1 mijë persona mbetën të bllokuar gjatë natës në kopshtin zoologjik të Guadalajara-s, ku fjetën në autobusë.
Sekretari i Mbrojtjes i Meksikës, Omar García Harfuch, tha se 70 persona në shtatë shtete në të gjithë vendin janë arrestuar.
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu