Rreth 50 nga gjithsej 180 të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun Thorberg të Zvicrës janë hedhur në grevë. Kërkesat e tyre janë, që t’u sigurohet një hapësirë, dhomë për kontakte intime, t’u rritet paga dhe t’u përmirësohet dhe shtohet ushqimi.
Siç ka shkruar gazeta Blick dhe shumë medie tjera zvicerane, 50 të burgosurit po refuzojnë të punojnë, që nga e premtja e javës së kaluar. Drejtori i burgut, Thomas Egger, e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit.
Organizata për ndihmë të burgosurve “Reform 91” ka shprehur mirëkuptim rreth kërkesave të grevistëve, transmeton Albinfo.ch. T’u mohohet mundësia e kontakteve seksuale të burgosurve është një e ashtuquajtur “torturë e bardhë”, ka thënë një zëdhënës i organizatës në fjalë. Kjo nënkuptohet si një metodë e padukshme e cila u shkakton dëme psikike atyre ndaj të cilëve ushtrohet.
Të burgosurit që janë hedhur në grevë thonë se dhomat për intimitet i kërkojnë pasi që ata planifikojnë të martohen me partneret që i kanë pasur para se të burgoseshin. Në mungesë të një hapësire të tillë, atyre u ikën mosha dhe dëmtohen, duke iu shkatërruar edhe familja.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...