Për nder të rezistencës ukrainase në dy-vjetorin e pushtimit nga agresioni rus, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur flamurin “Të bashkuar me Ukrainën” në objektin e saj në Prishtinë.
Ambasadori Jeffrey Hovenier ka thënë se agresioni rus është i pa pranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier në X./rtk

Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj