Franca nuk u ofron turistëve të huaj të gjitha mundësitë për konsum dhe të ardhurat nga turizmi mbeten në nivele zhgënjyese, thuhet në një raport parlamanetar francez.
Destinacioni i parë turistik në botë, Franca arriti në 2018 nivel rekord të frekuentimit me 89,4 milionë turistë të huaj.
”Megjithatë, të ardhurat janë në nivele më të ulëta se potenciali i Francës”, thuhet në raportin e misionit të informacionit për Turizmin në Komisionin e Çështjeve Ekonomike të Asamblesë Kombëtare, i publikuar sot.
Me 55,5 miliardë euro të ardhura nga aktiviteti turistik, Franca nuk renditet më në vendin e parë në podium, por në të tretin, pas SHBA-së (180 miliardë dollarë në 2017) dhe Spanjës (60 miliardë euro).
Për të favorizuar konsumin e turistëve, raporti rekomandon më konkretisht krijimin e zonave të reja turistike.
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe